Tronditet Vlora në orët e para të mëngjesit, shpërthim i fortë me tritol në një biznes

by editor

Një shpërthim me ekzploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ditën e sotme në një lokal në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë. Sipas raportimeve, lokali në zonën e Ujit të Ftohtë nuk kishte funksionuar prej kohësh por kishte vetëm pak ditë që ishte rihapur.

Advertisements

Sipas informacioneve policore para një lokali persona të paidentifikuar kanë hedhur lënde plasëse dhe për pasojë janë thyer xhamat e vitrinës. Grupi hetimor dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të mbledhur provat.

Advertisements

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të një shtetaseje ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

You may also like