Trump i shpëton atentatit në tubim/ Reagon ashpër Çupi: Moment i vështirë, ndodhi në çastin kur ai…

by editor

Analisti Frrok Çupi ka folur në një emision televiziv për atentatit që iu bë të shtunën Donald Trump nga një 20-vjeçar republikan në një tubim elektoral.

Advertisements

Ai e ka konsideruar këtë moment të vështirë, pasi tregoi se vihet në pikëpyetje shumë të madhe fuqia demokratike e botës.

Advertisements

Sakaq, Çupi ka theksuar se sulmi ndodhi në çastin kur Trump ndihej i relaksuar. Sipas analistit, ka shumë paralele ndaj atentatit të Kenedy dhe Trump.

“Atentati pikë së pari tregoi se dështoi dhe ky është një fat shumë i madh. Sepse ne krijesat normal të kësaj bote qendrojmë pas SHBA. Mediat botërore sot menjëhërë pas atentatit thanë që zoti Trump është i gjallë. Me këtë rast, tregoi se vihet në pikëpyetje shumë të madhe fuqia demokratike e botës.

Advertisements

Është një moment shumë i vështirë dhe ka pikëpamje të ndryshme që kjo mund ta dëmtoj më shumë fushatën e dy kundërshtarëve Trump dhe Biden.

Trump ishte për herë të parë në këtë demostrim dhe në Pensilvani, dilte i relaksuar dhe me një fuqi shumë të madhe, me një entuziazëm të madh dhe në një moment ku është shumë përpara Biden, edhe mbi të gjitha në një vend të vetin.

Kjo të sjellë në vëmendje që atentati nuk është diçka personale dhe media amerikane po tregohet shumë e kujdesshme. Dhe Trump po ashtu po tregohet i kujdesshëm me deklaratat e tij. Ka shumë paralele që mund të jetë një atentat si ai i Kenedy.

Problemi është si do të qendrojë Amerika dhe çfarë mund të ndryshojë? Ky atentat mund të keqkuptohet nga forcat në rajon sikur Amerika ra, por jo”, u shpreh Çupi

You may also like