“Trupat pa kokë”, vrasjet e pazbardhura ndër vite në Sarandë, historitë e frikshme që përsëriten

by editor

Gjetja e një koke njeriu të groposur në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol, ka rikthyer sërish në vëmendje historinë e frikshme që përsëritet në Sarandë. E ndërsa policia prej mëngjesit të sotëm ka rinisur kërkimet në zonë por dhe hetimet për të zbuluar pjesë të tjera por mbi të gjitha për të identifikuar se kujt i përket koka, tre ngjarje të tjera mbeten ende të pazbardhura. Në 8 tetor 2005, në vendin e quajtur “Vasilikua” në Konispol u gjet trupi i 45-vjecarit, Zihni Myderizi. Trupit të tij i mungonte koka.

Advertisements

Ngjarja dyshohet se kishte si motiv larjen e hesapeve. Viktima varroset pa kokë dhe prej asaj date nuk është gjetur as koka e as autorët. Hetimet janë kryer nga shumë sektorë të Policisë, madje hetimet janë shtrirë deri në Greqi por pa sukses. Në 16 tetor 2008, në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës në Sarandë, nga një grup fëmijësh u gjet një kafkë koke e dekompozuar. Kafkës i mungonte pjesa e poshtme e saj. Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe dy kocka të vogla. Prej asaj dite nuk është identifikuar as personi kujt i përkiste kafka e as shkaku i vdekjes. Në 9 maj 2016 në Igumenicë, iu pre koka 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili sipas informacioneve frekuentonte edhe zonën e Konispolit në Sarandë. Shkak ishte prishja e pazareve të drogës. Koka e viktimës nuk iu gjet kurrë./Balkanweb

You may also like