“Trupi është copëtuar nga kafshët e egra”, policia jep detaje për eshtrat e gjetura në Sarandë

by editor

Policia ka dhënë detaje për trupin e pajetë të gjetur në Sarandë dy ditë më parë.

Blutë thonë se trupi është copëtuar nga kafshët e egra.

Advertisements

Siç u raportua më parë, trupi i pajetë i përket 53-vjeçarit Adnant Jaupi nga Elbasani, i cili punonte si çoban në fshatin Xarrë.

Njoftimi i plotë

Advertisements

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për gjetjen e mbetjeve kockore humane, në proces dekompozimi, pranë varrezave të fshatit Xarrë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në zonë dhe veprimet hetimore për këtë rast. Si rezultat, është bërë e mundur gjetja e trupit të cilit i përkisnin mbetjet kockore dhe identifikimi i kufomës, shtetasit Adnant Jaupi, banues në Elbasan.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dyshohet se ky shtetas (i punësuar çoban në fshatin Xarrë) ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe se trupi i tij i pajetë është copëtuar nga kafshët e egra. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Advertisements

You may also like