Trupi i pajetë i Saimir Sulës doli pa zemër nga spitali në Spanjë, familjarët e 31-vjeçarit protestë para PE-së

by editor

Familjarët e Saimir Sulës, i cili doli pa zemër nga spitali në Spanjë ku ishte shtruar dhe mbërriti në Shqipëri pa organin jetik, kanë protestuar para Parlamentit Europian.

Motra e 31-vjeçarit, Majlinda Sula i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që ta dërgojë zemrën e vëllait të saj për ADN në një labotator jashtë vendit, në pamundësi për të bërë testin në Shqipëri.

Advertisements

Ajo shprehet se janë të gatshëm që t’i paguajnë vetë procedurën e ADN-së, por për transportin e zemrës që duhet autorizimi i ministrit të Drejtësisë.

Familja dyshon se zemra në laborator nuk është e 31-vjeçarit, i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë ku kishte shkuar pasi ishte infektuar me COVID, por që doli i vdekur dhe pa organin jetësor.

Advertisements

Motra e Saimir Sulës pretendon se zemra e sjellë nga Spanja nuk i përket të vëllait, pasi pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike.

“Nuk e kuptoj pse Saimir është në varr pa zemër dhe zemra e tij është në laboratorin e mjekësisë ligjore, gjithmonë nëse është e tij. Familja ka denoncuar dyshimin se zemra nuk është e tij, sepse pakoja me zemrën që pretendohet se është e tij nuk vjen me një provë gjenetike që dëshmon se organi i përket Saimir Sulës.

Advertisements

Zoti Ulsi Manja ju kujtoj se në letër porosinë e dytë që u nis në Spanjë kërkuam që zemra të sillej në Shqipëri dhe të bëhej testi i ADN-së për të parë nëse zemra i përkiste Saimirit”, u shpreh ajo pak kohë më parë.

You may also like