Trupi i shqiptares shtatzënë që u vra në Greqi mbahej në bagazhin e makinës

by editor

Një tjetër video është publikuar nga mediat greke, që tregon se trupi i shqiptares shtatzënë që u vra nga partneri i saj grek, mbahej në bagazhin e makinës së autorëve natën e ndërrimit të viteve.

Advertisements

Gjeorgjia Murati 41 vjeç ishte 2 muajshe shtatzënë kur u vra nga partneri i saj grek 39-vjeçar në Selanik. Autori u ndihmua edhe nga shoku i tij.

Advertisements

Një kamera sigurie e një biznesi ka fiksuar makinën e autorëve duke lëvizur në zonën e Kalamaria, dhe sipas hetuesve, atë moment trupi i 41-vjeçares shqiptare ka qenë në bagazhin e mjetit përpara se ta transportonin për ta groposur.

Po kështu, në video shihet se të dy mbanin mbi makinë një dyshek. Kjo ka ndodhur pasi groposën trupin në një zonë të shkretuar dhe u kthyen sërish në banesë për të marrë dyshekun plot gjak nga shtëpia dhe e hodhën 150 metra më larg. Këto lëvizje janë fiksuar pak orë pas vrasjes.

39-vjeçari që akuzohet për krimin mabakër e mohon përfshirjen në vrasje. Por ka qenë bashkëpunëtori i tij që ka treguar gjithçka. 39-vjeçari është person me 45 rekorde kriminale për vepra të ndryshme, ndër to ka edhe një akuzë për përdhunimin e motrës në vitin 2022.

You may also like