Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen e mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt.
Advertisements
Hoxha u shpreh se ai i qëndron një versioni të mëhershëm të tijit, ku shprehet se Martinaj është rrëmbyer, ekzekutuar dhe trupi i tij më pas është zhdukur.
Advertisements
Ai shpjegoi më tej se ka dyshime se një emër i botës së krimit është përfshirë në eliminimet e Brilant dhe Ervis Martinajt duke qenë pjesë e një aleance të madhe të grupeve kriminale në vend.
“Ky është një hetim i cili e ka fillimin te procedimi 59 i vitit 2022, që nis nga zhdukja e Ervis Martinajt. Unë i qëndroj versionit që është rrëmbyer, ekzekutuar dhe kufoma është zhdukur. Policia ka kërkuar 2 muaj me polumbarë në det dhe më pas është kërkuar për 3 muaj në tokë pasi mendohet se kufoma e tij është në një rreze prej 3 km larg Fushë Kuqes.
Advertisements
Për mua, e gjithë kjo panoramë e ka zanafillën nga Ervis Martinaj.
Nëse aty do ketë edhe një emër që ne e kemi përmendur shumë rrallë, ky vepron zakonisht rreth Kamzës, por është shfaqur në arratisjen nga burgu të Admir Tafilit, kur ka qenë vetëm 19 vjeç.
Nuk ka qenë shumë i njohur deri në eliminimin e Brilant dhe Ervis Martinajt. Nëse ky emër do jetë i përfshirë në këtë mozaik do plotësonte gjithë kuadrin dhe do kishim një aleancë të madhe të grupeve kriminale që ishin edhe armiq edhe aleatë, madje janë bërë prapë armiq pasi është zhdukur Ervis Martinaj.
Gjithë ky pazëll që është krijuar, këto grupe për shkak të interesave janë bashkuar, edhe me interesa politike, dhe kanë realizuar eliminimin e Ervis Martinajt dhe organizatës së tij. Ndaj është kontrolluar edhe shtëpia e Ervis Martinajt”, u shpreh ai.