Turi i Ramës në Europë/ Kikia: Politike, emigrantëve nuk u është thënë asgjë për votën

by editor

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të takimeve me shqiptarët në Europë, ku pas Athinës këtë të diel ndodhej në Milano të Italisë.

Advertisements

Gazetari Mentor Kikia, i pyetur për këtë temë në ‘5Pyetje’ u shpreh se i sheh këto vizita më shumë për fushata politike sesa një takim i thjesht me emigrantët.

Advertisements

Ai shtoi se e mira e këtyre takimeve do të ishte që emigrantëve t’i ishte premtuar një e drejtë për votën, gjë që sipas tij Rama e ka devijuar.

“Për çështje dinjiteti ata që janë andej e kanë ngritur vet, kur kanë pasur nevojë ata nuk e kanë ndjerë as se ka pasur shtet as se ka pasur qeveri këtu. Në Greqi sa mërzitej politika i fuste një fshesë e i shkarkonte në Kakavijë.

Advertisements

Unë i shoh me përmbajtje tërësisht politike.

Janë njerëz që jetojnë jashtë, iu mungojnë dhe figurat simbolike.

E mira e këtyre takimeve do të ishte që të kishte të paktën një premtim për votën, Rama e ka devijuar me shumë shkathësi duke folur për njerëz që kanë ikur me gomone kanë vuajtur etj.

Por unë e shoh kryesisht për fushatë politike” u shpreh ai.

You may also like