Turizmi në Shqipëri, Rama: Qershia mbi tortë është Tirana! Ata që punojnë në Greqi t’i bien lapsit sepse vendin e kanë këtu

by editor

Kryeministri Edi Rama në eventin e prezantimit të Kalendarit Kombëtar Turistik, foli për infrastrukturën, aeroportet dhe portet e reja që pritet të jenë të gjitha të përfunduar për “Shqipërinë 2030”.

Advertisements

Ai tha se Tirana është “qershia mbi tortë”, pasi vetëm disa vite më parë ishte një qytet i cili gjatë verës braktisej, ndërsa tanimë ka rritje të numrit të qytetareve për shkak të turistëve.

Advertisements

Rama theksoi se të gjithë ata që punojnë në vendet fqinje, nëse do i bien lapsit, vendin e kanë në Shqipëri, pasi sipas tij do t’i bjerë më mirë në aspektin financiar.

Rama: Nuk diskutohet që, ky aspekt mbështet edhe skenën të krijimtarisë kulturore dhe artistike dhe motivon më shumë ata që janë angazhuar direkt në këtë industri.

Me tutje, ne jemi shumë të vetëdijshëm, ajo që duhet është më shumë se ajo që është bërë, në sensin që Shqipëria e 2030, duhet të jetë një vend dhe do të jetë, jo vetëm kampion i këtij Rajoni në Turizëm, që jo vetëm do jetë stabilizuar në champions leguae e Mesdheut, por që do të ketë të plotësuara të gjitha ato pjesë të mozaikut që sot ende mungojnë.

Duke u nisur nga infrastruktura, për të cilën po bëjnë një punë intensive. Ky sezon i ri hapet me disa vepra të madha të infrastrukturës që vihet në dispozicion turistëve. Duke filluar nga tuneli i Llogarasa, një ide e vjetër, i cili këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do të shkojnë dhe vijnë nga Jugu. Duke vazhduar me rrugën e re Orikum – Dukat që zbulon një tjetër pjesë të mrekullueshme, duke vazhduar me aksin Thumanë -Kashar. Një aks shumë i rëndësishme, për fatkin e prurjeve të larta të automjeteve nga veriu në Tiranë bëhet e papërballueshme

Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët. Ky aks është pjesë e korridorit blu, që ishte një projekt i përqeshur kur ne prezantuam para se të vinim në qeveri, sot është një korridor që po ndërtohet.

Në ditët në vijim nis puna për segmente të tjera, Thumanë -Kashar është vetëm një segment i këtij korridori.

Rrugët ekzistuese ndërkohë do të jenë rrugë alternative. Në fund të këtij muaji do të përfundojmë më hapjen e garës për Milot – Balldrenin dhe pastaj Balldren – Muriqan, për të bërë lidhjen me Malin e Zi.

Me këtë infrastrukturë që do të jetë e përfunduar brenda kësaj dekade, do të ofrojë një ofertë fantastike sa i takon infrastrukturës.

Aeroporti i Vlorës me shumë gjasa përfundon ndërtimin këtë vit dhe do të jetë operacional sezonin e ardhshën, me një operator, sic është aeroporti i Mynihut.

Do të hapet gara për aeroportin e Gjirokastrës. Kemi arritur në konkluzion se vendi me ideal për të garantuar nevojat që ka aviacioni.

Në fund dua të shtoj edhe portet, sepse jemi një vend që trashëguam një vrimë të zezë në mesdhe dhe nuk figuronte ne hartën e lundrimit.

Ka filluar puna për portin turistik të Durrësit dhe Vlorës. Jemi në pritje të përfundimit të një absurdi lidhur me Sarandën. Një absurd lidhur me anën juridike, por sësht i tillë është më shumë pranë letërsisë surrealiste.

Jemi optimist që me hapjen e këtij komponenti që janë portet, kuadri do të jetë i plotësuar, por njëkohësisht do të kemi një rrije te ndjeshme jo vetëm të numrit të vizitorëve, por të ardhurave nga këto vizitore.

Rritja e përmuajshme e kontratave për hotelet me 5 yje tregon shumë. Deri para disa vitesh 5 yjet nuk e kishin në plan të afroheshin në Shqipëri.

Qershia mbi tortë është Tirana. Që deri para disa vitesh, ishte një qytet që zbrazej në verë, ndërkohë që sot Tirana rritet në numër në sezonin e verës, për shkak të rritjes së numrit të turistëve.

Nëse do na e tregonin disa vite më parë publikimin e mastercard, ku Tirana ishte vendi i tretë me rritjen më të lartë të turistëve për këtë vit në komunitetin e përdoruesve të mastercard, ne do të thoshin që kjo është një shaka, por ja që edhe kjo sot është një realitet.

Janë të gjithë arsyet për t’u ndjerë të inkurajuar, që kjo Shqipëri tek turizmi ka kartvizitën e saj dhe që kjo Shqipëri po bëhet një vend ku të gjitha ata që janë me shërbime në vendet fqinje është më mirë të jenë këtu se sa atje.

Po e them sot me plot gojën, që ata që punojnë në hotele, restorante, nëse i bien lapsit krahasuar me ofertën që kanë këtu dhe nëse nuk dëgjojnë mediat, nuk marrin për të mirëqëna llafet e kafeneve, por i referohen lapsit e kanë këtu vendin, jo atje.

You may also like