“Turp të të vijë”, debat i ashpër mes Balliut dhe avokatit të mjekut me 4 gra: Ti thua të mos martohen, të bëjnë dashuri e k*rvëri

by editor

Një debat i ashpër me protagonistë avokatin e mjekut Dervish Hasi, Roland Islamin dhe avokates Alesia Balliu ka përfshirë studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Avokatja Balliu i është drejtuar me fjalët “turp të të vijë” – Roland Islamit lidhur me qëndrimin që ky i fundit ka mbajtur në lidhje me rastin e klientit të tij, i cili akuzohet për trafikim dhe pornografi ndaj një 16-vjeçareje, për të cilën pretendon se ajo është gruaja e tij e katërt.

Advertisements

Ndërkohë, avokati Roland Islami thotë se e dënon imoralitetin, por nga ana tjetër shton se në rastin e mjekut Dervish Hasi, nuk ka pasur asgjë fshehtas askujt përsa kohë që 4 gratë (e pretenduara nga ai si të tijat), ishin në dijeni për marrëdhëniet që kardio-kirurgu kishte me secilën.

Roland Islami: Unë e dënova imoralitetin.

Advertisements

Alesia Balliu: Ti po e trajton si çështje normale.

Roland Islami: Unë e dënova, por ti po e mbështet imoralitetin që nuk e lejon martesën.

Advertisements

Alesia Balliu: Ti the që vajza ime nuk martohet 14 vjeç, por tek të tjerët e mbron.

Roland Islami: Ti thua të mos martohen, por të bëjnë imoralitetet, të bëjnë dashuri e k*urvëri..

Alesia Balliu: Ti je avokat tamam.

Roland Islami: Tamam jam, normale.

Alesia Balliu: Nuk je sepse nuk po flet këtu me fakte, po akuzon policinë në vend që ta përshëndesësh për punën e kryer, ti këtu në studio dhe turp të të vijë! Turp të të vijë!

/tvklan.al

You may also like