Turqia bllokon OnlyFans: Promovon imoralitet dhe shkatërron familjen

Turqia ka bllokuar platformën për të rritur OnlyFans pas ankesave nga publiku.

Advertisements

Qasja në platformën e abonimit në internet u kufizua të mërkurën nga Gjykata e Stambollit. Përdoruesit që u përpoqën të hynin në faqen e internetit të mërkurën u ndeshën me një mesazh paralajmërues që tregonte se lidhja e tyre ishte e pasigurt.

Advertisements

Ndalimi duket se është vendosur në përgjigje të një ankese të paraqitur në Qendrën Presidenciale të Komunikimit (CIMER). Në ankesën e tyre CIMER thotë se OnlyFans promovon akte “imorale” duke përdorur “metoda të neveritshme”.

Disa përdorues fitojnë më shumë se 10,000 dollarë në muaj nga postimet pornografike në këtë platformë. Situata e luhatshme në ekonominë e vendit tonë ndikon keq në shoqëri dhe veçanërisht tek të rinjtë dhe shumë njerëz përdorin mënyra të këqija për të fituar para të lehta.

Në ankesë shtohej se nëse platforma të tilla nuk bllokoheshin, atëherë:

Struktura e familjes turke do të prishet dhe përfundimisht do të degjenerohet.

OnlyFans u themelua në Mbretëria e Bashkuar në vitin 2016 dhe përdoret kryesisht nga punonjësit e seksit dhe krijuesit e përmbajtjeve për të rritur, përveç muzikantëve, lojtarëve dhe influencuesve.