“Ty sikur të ka bërë Saliu, le nam”/ Dhuli ironizon Çupin: Nuk mund të votojë për Edi Ramën një njeri që nuk ka rrugë për të shkuar në shtëpi, më gjej një ish-zyrtar të PD-së që…

by editor

Jorgo Goro, kryetari në detyrë i Himarës arrestua me dyshimin e tjetërsimit të pronave në jug të vendit. Hetimet për të nisën pas kallëzimit në SPAK të Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur nga himariotët tetorin e vitit të shkuar, i cili po ashtu është pas hekurave prej gati një viti.

Advertisements

Në një emision televiziv analisti Frok Çupi dhe përfaqësuesi i PD Skerdjan Dhuli kanë diskutuar për çështjen në Himarë për përgjigje dhe kundërpërgjigje të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij Dhuli tha se Himara është parë si “hambari” kryesor i votave në bashki.

“Nga Palasa deri në Kakome nuk ka asnjë ish-zyrtar i PD pronar tokash të grabitura siç ke PS”, tha ai duke shtuar: “Edi Rama vjedh prona shqiptarësh, kur na vjedh nuk na nda. Si atë që ka pasaportë greke dhe atë që ka pasaportë shqiptare nuk na ndan. Nuk mund të votojë për Edi Ramën një njeri që nuk ka rrugë për të shkuar në shtëpi. 17 fshatra atje janë lënë në harresë. Sot kemi qeverinë më të korruptuar të Europës. Beleri nuk është për korrupsion institucional dhe dosja e Belerit ishte dosje politike. Pse Edi Rama ra dakord me Mitsotakis se Beleri nuk kishte asnjë problem për të kandiduar? Kjo sepse Edi Rama e donte Belerin kandidat për PS. Edi Rama e ka pritur Belerin në Kryeministri. Beleri mua më ka deklaruar që kam qenë në Kryeministri për të takuar Ramën”, tha Dhuli.

Nga ana e tij analisti Frrok Çupi theksoi se në qeverisjen e PD, problemi më i madh në jug ishte se u la pa asnjë investim dhe se u la i rrënuar.

“Në qeverisjen e PD problemi më i madh i jugut është sepse u la i rrënuar dhe pa investim. Saranda, Ksamili ishin në një katrahurë. Kjo PD e juaj e kishte bërë gati tokën për ta shitur. Duhet të shihni që është sot, është Shqipëria e Edi Ramës dhe jo e Sali Berishës. Fredi është ‘kalë troje’, tha Çupi.

Pjesë nga debati në studio:

Frrok Çupi: Ai është vrasës

Dhuli: Del në gjykatë me këtë

Çupi: Patjetër sepse ai ka vrarë. Vrasësin e oficerëve të ushtrisë shqiptare unë nuk i fal

Dhuli: Nuk ka aspak lidhje me këtë. Prokuroria shqiptare e ka mbyllur atë çështje sepse ka thënë nuk lidhet personi me ngjarjen

Çupi: Ke gjithë mediat greke që thotë ky është terrorist. Dhuli: Po të ishte kandiduar nga Rama do ishte burri më i nderuar i botës.

Çupi: Është shpallur si antishqiptar

Dhuli: Është logjikë mediokre. Tani Rama është mik me Vuçiç dhe hajde t’i themi antishqiptar

Çupi: Ty sikur ka pjellë Saliu, sikur të ka ngjizur Saliu. Çështjen madhore mes Greqisë dhe Shqipërisë doni ta quani problem cic micesh…

You may also like