Rezultoi me sukses votimi i tretë në konklavën e 133 kardinalëve në Vatikan për zgjedhjen e Papës së ri, pasi nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tym i bardhë, një sinjal tradicional që njofton se Kisha Katolike Romake ka tashmë një Papë të ri.
Advertisements
Tym i bardhë u ngrit këtë të enjte pasdite, duke konfirmuar se kardinalët kanë arritur dakordësinë për të zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut.
Advertisements
Ende nuk është bërë publik emri i tij, por pritet që brenda një ore kardinalët të dalin në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit dhe të bëjnë shpalljen solemne me fjalët tradicionale “Habemus Papam”.
Zgjedhja e Papës së ri shënon një moment historik për Kishën Katolike dhe mbarë botën, pas përfundimit të procesit konklavor që zhvillohet në fshehtësi të plotë në Kapelën Sistine.