Dy të rinj, të cilët vodhën një shumë parash në një pikë karburanti në Selitë janë arrestuar nga policia e Tiranës.
Advertisements
Në kuadër të operacionit “Selota” u vunë në pranga shtetasit Aleksandro Lazaj, 22 vjeç dhe Kristjan Lazaj, 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Advertisements
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe Aleksandri ka zbritur nga automjeti.
Kristjani është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa 22-vjeçari i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.
Policia ka sekuestruar një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin./vizionplus.tv