U aksidentua në Maqedoninë e Veriut, vajza e ish-deputetit Vangjel Tavos ndërron jetë në moshën 24-vjeçare

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo. Vetë ish-deputeti në një postim të bërë një Facebook, ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij Eva.

Advertisements

Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës në moshën 24 vjeçare, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00. Por, mediat shkruajnë se ajo ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut.

Advertisements

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.Mes komenteve të shumta në Facebook për të ngushëlluar Tavon, ka shkruar edhe ministrja për Marrdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Lutem të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen e madhe që të lë pa frymë. Evës së bukur i qoftë i lehtë dheu e i ndrittë shpirti!”, ka shkruar Spiropali në Facebook.

Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

You may also like