U akuzua se ka bërë buzët, reagon Bes Kallaku: “Jam bërë synet, ja t’jua nis një …”

by editor

Bes Kallaku është shndërruar në nje personazh mjaft të komentuar së fundmi në media. Ka qenë pikërisht ndarja e shumë përfolur e tij me Xhensila Myrtezaj, për të cilën ende nuk kemi një komunikim nga ana e çiftit.

Pavarësisht situatës së trazuar, Bes Kallaku shfaqet tepër i lumtur në postimet e bëra në Instagram, duke udhëtuar dhe njëkohësisht shumë i angazhuar me koncerte, kryesisht në Itali.

Advertisements

Ditën e djeshme, aktori është bëra qendra e diskutimeve për shkak të një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shume ndjekës aluduan se Besi ka fryrë buzët.

Advertisements

Lidhur me këto spekulime, Kallaku ka vendosur që të përgjigjet publikisht në një prej postimeve që qarkullon në rrjetet sociale, duke ironizuar akuzat.

“Jam bërë synet, ja t’jua nis një foto në inbox”, ka shkruar këngëtari, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonat e të qeshurës.

Advertisements

Pas këtij komenti, aktori ka bërë një tjetër postim në profilin tij, ku shihet në një restorant dhe bashkangjitur shkruan: “Qetësohuni, kontrolloni inbox”

You may also like