U arrestua në Durrës/ Kush është “Çipuri”, ish-anëtari i bandës së Gaxhait që i shpëtoi edhe një atentati në 2019

by editor

Armando Sulejmani, anëtari i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Çipuri”, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia u arrestua sot në Durrës.

Advertisements

Në 17 shkurt të vitit 2019, Sulemani ka mbetur i plagosur nga një atentat në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Në ngjarjen ku u plagos “Çipuri” mbetën të vrarë kunati i tij Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani. Të tre ndodheshin në një automjet, ndërsa ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një tjetër automjet. Ne atë kohë nga policia u konfirmua se objektiv ishte pikërisht Sulejmani.

Advertisements

Në shkurt 2019, Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje ndaj Sulejmanit. Në lidhje me atentatin dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një histori hakmarrjeje që ka nisur vite më parë.

You may also like