Policia e Sarandës vendosi në pranga mëngjesin e sotëm (18 gusht), shtetasin Lilo Mera, i cili ditën e djeshme kundërshtoi me dhunë dy efektivë të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në Ksamil, kur Mera u konstatua se kishte parkuar mjetin gabim pranë biznesit të vëllait të tij, e si pasojë u ndëshkua me gjobë, të cilën e kundërshtoi.
Advertisements
Pas kësaj, ai është larguar me një automjet tip “Volvo” me targë AB997CE, i cili është gjetur më pas i fshehur në një rrugicë të Ksamilit.
Policia e Qarkullimit Rrugor ka proceduar me gjobitjen e mjetit në vlerën 3.000 lekë, ndërsa efektivë të shumtë kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Gjatë kontrollit në biznesin e vëllait të tij, në afërsi të vendit të quajtur “4 Valltarët” në Ksamil, është konstatuar se ushtrohej pa licensë shërbimi i këmbimit valutor, me punëtorë të pasiguruar dhe pa lëshuar kupona tatimorë.
Policia ka sekuestruar 98.896 lekë, 368.3 euro, 26 paund dhe 2 Lap Top.
Për këtë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë shtetasi D. M, 30 vjec. Nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar është proceduar penalisht në gjendje të lirë ky shtetas për veprat penale “punësim i paligjshëm”, “ushtrimi pa licensë i veprimtarive financiare”, “fshehja e të ardhurave” dhe “moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.
Pas shumë kërkimesh, në orët e para të mëngjesit është arritur të vihet në pranga edhe 28-vjecari Lilo Mera, i cili është arrestuar në flagrancë më urdhër të Prokurorit për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.