Klodian Kapedani i cili u arrestua nga policia tre ditë më parë nën akuzën e blerjes së votave në zgjedhjet e 14 Majit është lënë në burg nga GJKKO.
Advertisements
Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka bën me dije se të gjitha bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij.
Advertisements
Kapedani i ka kërkuar gjykatës një masë më të butë sigurie duke pretenduar se ka një vajzë të vogël vetëm 2-vjeçe dhe duhet të përkujdeset për të.
Kërkesa e tij është rrëzuar nga trupi gjykues. Kapedani u arrestua ditën e premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pasi akuzohet për blerje votash, gjë e cila është zbuluar nga përgjimet telefonike.
Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.