U arrestua për dh*në ndaj pjesëtarëve të një familje, lirohet pas disa orësh vëllai i ish-deputetit të PS-së

by editor

Është liruar disa orë pas arrestimit, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputeti të PS-së, Rrahman Rraja.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim F. Rr., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pas konkludimit me prokurorin u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Advertisements

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

You may also like