Një nënë 23-vjeçare, e cila vdiq pasi shpëtoi tre fëmijët e saj të vegjël nga një zjarri që i përfshiu shtëpinë, tani ka ndihmuar tetë persona të tjerë përmes dhurimeve të organeve.
Advertisements
Familjarët e të resë kanë bërë me dije se i kanë dhuruar organet e saj për të shpëtuar jetë tjera, duke qenë se ajo nuk kishte mundësi më të jetonte.
Advertisements
23-vjeçarja Madison Hope Summerville festoi ditëlindjen e saj të 23-të vetëm tre ditë para se të shpërthente një zjarr në shtëpi më 15 shkurt, sipas një faqeje të verifikuar të GoFundMe të krijuar nga motra e saj, shkruan CNN.
Summerville ishte në gjendje të nxirrte një nga fëmijët e saj nga shtëpia e tyre në Spalding County, Georgia, tha për CNN Shefi i Operacioneve të Zjarrfikësve të Qarkut Michael Byrd.
Summerville kishte refuzuar të largohej nga shtëpia derisa të gjithë fëmijët e saj të ishin të sigurt jashtë, raportoi ËSB.
Ajo vdiq nga thithja e tymit një ditë pas zjarrit, tha eksperti i kontesë Spalding, Michael Pryor. Ajo ishte një dhuruese organesh dhe me dhurimin e saj “ndihmoi tetë njerëz të tjerë”, tha Pryor.
“Ajo ishte e mahnitshme në faktin se bëri më të mirën e saj për t’i nxjerrë fëmijët e saj jashtë… deri në atë pikë sa i kushtoi asaj jetën,” shtoi Pryor.
Motra e Summerville e përshkroi atë si “një nënë, grua, motër, vajzë dhe mike të mrekullueshme”.
Autoritetet nuk kanë thënë se çfarë e shkaktoi zjarrin në shtëpi, ndërsa është raportuar e ishte aksidental.