Një 43-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Salamis të Greqisë teksa fqinjët kanë pohuar se kanë dëgjuar një debat të fortë mes gruas dhe partnerit të saj përpara se të kishte të shtëna.
Sipas informacioneve të EL.AS., ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit në rrugën Aiantos, ndërsa gruaja ka dy plagë me armë zjarri në pjesën e barkut.
Advertisements
Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim partneri i 43-vjeçares. Në vendin e ngjarjes u gjetën dy gëzhoja.
Advertisements
/5pyetjet.al