Ish-deputeti ukrainas Illya Kyva është vrarë në Rusi nga shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës. Lajmi raportohet nga “BBC Ukrainë”, teksa trupi i tij u gjet jashtë Moskës.
Advertisements
“Krimineli u vra duke përdorur armë të lehta”, raporton BBC.
Advertisements
Vitin e kaluar, Illya Kyva u dënua me 14 vjet burg për tradhti të lartë dhe thirrje publike për pushtimin e Ukrainës. Ai tashmë kishte ikur nga Ukraina dhe ishte dënuar në mungesë. Disa media ukrainase cituan gjithashtu burimet e tyre të thoshin se SBU qëndronte pas vrasjes së ish-deputetit 46 vjeçar.
Komiteti hetues shtetëror i Rusisë SK tha se informacionet paraprake treguan se Kyva u qëllua për vdekje në fshatin Suponevo, në perëndim të Moskës.
Kyva kishte bërë fushatë të pasuksesshme për presidencën e Ukrainës në 2019 dhe u largua nga vendi vetëm një muaj para se Rusia të niste pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.