U dh*nua nga grupi i Tur Koçekut/ Adriatik Rroshi dëshmon para policëve: Nuk i njoh autorët! Dyshohet se porositësi i sulmit është arratisur në Dubai

Adriatik Rroshi i dhunuar në 5 janar në kryeqytet është pyetur nga efektivët e komisariatit numër lidhje me ngjarjen ai është shprehur se nuk ka njohur asnjë nga autorët që e kanë qëlluar me mjete të forta, për shkak se ato kanë qenë të maskuar.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta raporton se Rroshi është shprehur para uniformave blu se nuk ka konflikte me ndonjë por teksa është pyetur në lidhje me konfliktin gjatë verës në Palasë ai ka thënë se nuk është në gjendje të japë shpjegime.

Advertisements

Policia po vijon kontrollet për 4 personat në kërkim midis tyre Tur Koçeku, i cili dyshohet si porositësi i sulmit ndaj Adriatik Rroshit.

Policia dyshon se Koçeku është aktualisht në Dubai dhe ka kontaktuar me autoritet atje.

48 vjeçari Adriatik Rroshi vijon të jetë në spitalin e Traumës në gjendje stabël, por për shkak të dëmtimeve në të gjitha pjesët e trupit mjekët nuk sigurojnë që ai e ka kaluar rrezikun për jetën.