Bruno Çobo, 28-vjeçari i cili kërkohej nga SPAK është ekstraduar nga Dubai. Ai akuzohet se ka përfituar me anë të mashtrimit me bursa deri në 4.7 milionë euro.
Advertisements
Ai akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Advertisements
Grupi operonte përmes një call centeri në Tiranë të cilët kontaktonin qytetarë në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.
Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.
Viktima shkarkonte sipas udhëzimeve të telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, duke i lejuar këtij të fundit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës dhe më pas në numrat e llogarive bankare.