Ilirjan Minaj është 61-vjeçari shqiptar i cili u vra me thikë mbrëmjen e djeshme në Itali.
Advertisements
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në godinën në via Fratelli Corradini 6, në Bibbiano di Reggio Emilia. Autor i dyshuar i ngjarjes është një shtetas italian 41 vjeç, i cili u arrestua.
Advertisements
Si ndodhi ngjarja?
61-vjeçari kishte shkuar në pallatin ku jetonte kunati i tij për t’u takuar me mbesën, por në hyrje të pallatit, italiani ka shkëmbyer një batutë fyese për të cilin shqiptari nuk e ka duruar dhe ka goditur me shkelm derën e hyrjes.
Autori ka dalë me thikë dhe e ka goditur disa herë në gjoks duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Kush ishte Ilirjan Minaj?
Minaj ka lindur më 29 nëntor 1962 në Korçë. Prej disa vitesh ai ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano dhe aty ishte rritur edhe vajza e tij tashmë 19-vjeçare.