U ekzekutua në atentat mafioz, babait të Roan Brahimit i jepet lamtumira nën masa të rrepta sigurie! Policia kontrolle familjet rivale 32-vjeçarit, armik i Ervis Martinajt

Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi, iu dha lamtumira e fundit nën masa të rrepta sigurie.

Advertisements

64-vjeçari, i cili u ekzekutua në biznesin e tij në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes (17 Prill) u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme (19 Prill).

Advertisements

Policia mori masa të rrepta për ceremoninë mortore, për shkak të konflikteve që djali i 64-vjeçrit, Roan Brahimi ka me shumë grupe kriminale.

Ndërkohë blutë ka ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë më 9 Maj 2024, ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.

Konkretisht, policia ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona.

Roan Brahimi dyshohej se ishte përfshirë në këtë sagë, duke vepruar kundrejt pagesës për llogari të fisit kundërshtar me Reçët.

Hetuesit kanë zbarkuar në familjen e Ervis Martinaj dhe kushërinjve të tij, pasi Brahimi ishte në përplasje të forta me mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh dhe ka qenë një prej të dyshuarve kryesor për atentatin ndaj Brilant Martinaj të mbikalimi i Fushë Krujës, ku u shënuan 3 viktima.

Ndalesa e radhës e hetuesve, ishte shtëpia e Ylli Brahjas alias Brahimi, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit, pasi 28-vjeçari dyshohet se i bëri atentat në derën e shtëpisë, duke e lënë të plagosur, ndërsa gabimisht u vra Klisman Preci.

Roan Brahimi e akuzonte kushëririn e gruas se e shiti të Martinajt dhe ata e dhunuan barbarisht në një nga bizneset e tyre. Policia ngriti dyshime se Brahimi ishte autor i atentatit në fshatin Gurrëz, Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit ku 51-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i kompanisë së tij Selman Mihana. Ndaj në banesën e Ardian Gjeloshit dhe të afërmve të tjerë, ka patur gjithashtu kontrolle. Por pavarësisht veprimeve, deri më tani nuk janë siguruar të dhëna rreth autorëve të dyshuar.