U ekzekutua në ballkonin e banesës, snajperi që iu gjet Luçiano Derajt në Babicë dyshohet se u përdor në vrasjen e Gëzim Sinomatit

by editor

Policia e Vlorës dhe grupi hetimor kanë marrë në duar arsenalin e armëve që iu gjetën një të riu në zonën e Babicës së Madhe.

Sipas të dhënave, dyshimet që bien mbi të janë të rënda, pasi policia po heton pistën e përfshirjes së tij në atentatin që tronditi vendin me vrasjen e të riut në Vlorë në fillimjanarin e këtij viti.

Advertisements

Gëzim Sinomati u ekzekutua me snajper, e për pasojë snajperët e gjetur në banesën e djalit nga Babica do t’u nënshtrohen ekspertizave për të mësuar nëse janë përdorur në atë qitje fatale që i mori jetën Gëzimit, djalit që kishte ardhur të festonte vitin e ri me nënën e tij, por u vra në ballkonin e shtëpisë së vet teksa pinte cigare. Në grupin e armëve të sekuestruara janë jo vetëm një snajper por edhe disa pushkë snajper që ende nuk dihet se prej sa kohësh vlonjati i mban në papafingon e banesës së tij.

DYSHIMI

Advertisements

Sipas të dhënave të grupit hetimor snajper i gjetur në depon e armatimit që u zbulua në fshatin Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit më 7 janar. Sinomati u qëlluam me një plumb më kokë, ndërsa policia nuk ka arritur që të gjejë armën e krimit. Ekspertët dyshojnë se ky snajper i zbuluar në bazën e armatimeve është përdorur për vrasjen e tij, ndërsa në mjetin e djegur që u gjet pas ekzekutimit asokohe u gjet edhe një bllok betoni që dyshohej se ishte vendosur për të mbajtur snajperin.

Luçiano (Albano) Deraj, i arrestuar gjatë aksionit të djeshëm, ka refuzuar që të flasë para efektivëve të Policisë së Vlorës, duke mos treguar detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje. Por sipas dyshimeve mësohet se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.

Advertisements

Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, ndërsa të gjitha armët dhe pajisjet e sekuestruara do t’i nënshtrohen një ekspertize balistike, për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë si dhe të verifikohet nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale, përfshirë këtu edhe në vrasjen e Sinomatit. Siç shihet nga pamjet e shpërndara nga policia, banesa dykatëshe survejohet nga kamera sigurie.

Në banesë përveç 35-vjeçarit, jetonin njerka dhe babai, si edhe gjyshërit e tij. sipas familjarëve 35-vjeçari është pronar i një servisi makinash dhe madje sipas tyre policia nuk e ka arrestuar në gjumë por e kanë ndaluar në servisin e makinave dhe e kanë sjellë me pranga në duar në banesë. Në shtëpinë e familjes Deraj u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme.

BALLA NË VLORË

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dje ishte për një vizitë falënderuese në DVP Vlorë, për tu shprehur nga afër vlerësimet për aksionin e fundit, ku u gjet një depo e madhe armësh të cilat siç njoftoi dje policia dyshohet se mund të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale. “Sa herë që kemi një punë të suksesshme edhe unë nuk dua të mungoj për t’ju uruar personalisht. Gjej rastin të falënderoj Ermalin, por mbi të gjitha secilin prej jush edhe këtë harmonizimin e punës që kemi pasur midis të gjitha skuadrave. Balla kërkoi që të ketë një punë më të madhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale, duke e konsideruar goditjen e rasteve të armëmbajtjeve pa leje si një prej objektivave më të rëndësishme për arritjen e qëllimeve.

“Skuadra e Drejtorisë Vendore qoftë me Forcën Operacionale, qoftë me Sektorin e Krimeve, qoftë me “Shqiponjën” dhe mbi të gjitha pastaj dhe me RENEA-n. Jeni bërë një ekip dhe duhet të vazhdojmë të intensifikojmë gjithë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë, e cila është përgjegjësia juaj dhe këtë gjë e them kudo në Shqipëri për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe padyshim që t’i dalin përpara çdo lloj forme të krimit dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është një prej objektivave tona të rëndësishme”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se me armët që u gjetën ditën e djeshme parandalohen ngjarje të tjera kriminale që mund të ishin planifikuar.

You may also like