U ekzekutua në burgun e Peqinit/ Familjarët nuk marrin trupin e pajetë të Arben Lleshit, varroset nga Bashkia e Matit

Pas disa muajsh në morg, trupi i Arben Lleshit, i vrarë në 15 dhjetor 2023, është varrosur nga autoritetet vendore të Matit, pasi familjarët nuk shfaqën interes për ta marrë trupin. Prokuroria e Elbasanit konfirmoi se trupi është nxjerrë me autorizimin përkatës dhe është varrosur në një varrezë të zonës.

Advertisements

Vrasja e Lleshit u krye nga Sokol Mjacaj, një i dënuar përjetë që aktualisht është në regjimin e posaçëm 41 biss. Prokuroria ka verifikuar identitetin e të vrarit përmes gjurmëve të gishtave dhe ka zbuluar se trupi ishte i Arben Lleshit.

Advertisements

Familjarët kishin ngritur dyshime për identitetin e trupit, por pas verifikimeve zyrtare, ata nuk ishin të pranishëm për ta marrë trupin, ndoshta për shkak të frikës nga hakmarrja, pasi Lleshi ishte i dënuar për vrasje. Ekzekutimi i tij brenda burgut të Peqinit dyshohet të ketë qenë një akt hakmarrjeje, pasi edhe Indrit Shaqja, një tjetër i burgosur, mbeti i plagosur aksidentalisht.