“Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B.
Advertisements
Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F. D., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.
Advertisements
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Advertisements