U gjet anash rrugës e aksidentuar, ndërron jetë në spital gruaja në Fier

by editor

Një shtetase e cila është gjetur e lënduar në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ka ndërruar jetë në spital.

Advertisements

Ajo u gjet nga shërbimet e policisë, sipas të cilave dyshohet se ajo është aksidentuar nga ndonjë automjet.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.

Shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.

You may also like