U gjet i dh*nuar në Tiranë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit, intubohet te Trauma

by editor

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:35, një42-vjeçar nga Bilishti është gjetur me shenja dhune në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se është përkeqësuar gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit Rigels Kaso nga Bilishti.

Advertisements

Burime pranë spitalit të Traumës, bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Kasos është përkeqësuar dhe ndodhet i intibuar me plagë të shumta në kokë.

Advertisements

42-vjeçari ka plagë të shumta edhe në trup, ndaj mjekët vendosen që ta fusin në intubim në sallën e reaminacionit, pasi gjendja e tij është kritike për jetën.

Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

Policia nuk dha më tepër detaje për ngjarjen, ndërkohë nuk dihet asgjë së për autorin apo autorët.

You may also like