U gjet i pajetë te plazhi i shkëmbinjve në Ksamil, identifikohet 38-vjeçari. Gjeti vdekjen nga…

by editor

38-vjeçari i cili u gjet i pajetë mesditën e djeshme pranë Gjirit të Barxhos në Ksamil është Florian Kofina, banues në Tiranë. Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore mësohet se 38-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes.

Advertisements

Dyshohet se paraprakisht viktima ka pësuar arrest kardiak teksa bënte zhytje në plazhin e njohur si plazhi i shkëmbinjve dhe më pas është mbytur. Personat, të cilët kanë gjetur fillimisht trupin e pajetë të 38-vjeçarit i kanë thënë policisë se dyshonin të jetë goditur me jet ski, pasi në distancë janë parë disa mjete lundruese. Për këtë arsye, grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nisi punën duke kryer veprime në vendin e ngjarjes, për të parë nëse qëndrojnë apo jo dëshmitë.

Advertisements

Nga ekpertiza ka rezultuar se në trupin e 38-vjeçarit nuk ka asnjë dëmtim të jetë shkaktuar nga jet ski, përveç një gërvishtjeje të vogël në pjesën e gjoksit, për të cilën ekspertët dyshojnë se është shkaktuar nga përplasja me shkëmbinjtë pasi kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë të dytë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

You may also like