Detaje të reja dalin nga ngjarja në Zall-Bastar, ku 81-vjeçari Xhemal Meta u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij.
Advertisements
Policia po heton pistën e vrasjes së të moshuarit, pasi në trupin e tij janë konstatuar shenja.
Advertisements
Ndërkohë pritet dhe ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes së Xhemal Metës.
“Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës”, njoftoi policia