U gjet i vdekur pranë varrit të babait, familja e Triumf Feratit hap dyert e mortit

by editor

Familja e Triumf Feratit, të riut që u gjet pa shenja jete pranë varrit ku prehet babai i tij në fshatin Gurakoc të Istogut, ka hapur dyert e mortit.

Advertisements

Djali i vogël i ish-kryetarit të bashkisë së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati, do të përcillet për në banesën e fundit nesër 26 Mars, ndërsa sot familja e tij pret vizitat ngushëlluese.

Advertisements

Njoftimi për ceremoninë mortore, është bërë në rrjetin social “Facebook” nga vëllai i të ndjerit, krybashkiak aktual i Istogut Ilir Ferati.

“Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë, Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, shkruan Ilir Ferati.

You may also like