U gjet në rrugë nga një kalimtar rasti/ Vrasja e 15-vjeçarit pas konfliktit me bashkëmoshatarin

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Advertisements

Sipas policisë, një person ka vrarë me thikë një 15-vjeçar.

Advertisements

Viktima është identifikuar si Emiljano Gjoni, i cili u gjet i plagosur rëndë nga një kalimtar i rastit.

Ky i fundit e dërgoi në spital, por fatkeqësisht i mituri nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Sakaq, zbulohet se 15-vjeçari u vra me thikë nga një bashkëmoshatar.

Autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

Ndërkohë janë marrë në pyetje dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.

Autori është identifikuar dhe policia po kontrollon banesën e tij dhe zonën përreth me qëllim gjetjen dhe kapjen e tij.

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

You may also like