U helmuan gjatë turit me anije në Sazan/ Fëmijët polakë dalin nga urgjenca,19 të tjerët në gjendje të stabilizuar

Përmirësohet gjendja shëndetësore e 41 turistëve polakë, të cilët u paraqitën pranë urgjencës së Vlorës. Mbrëmë nga urgjenca kanë dalë 22 fëmijë, të cilët ishin në gjendje më të mirë, ndërsa pjesa tjetër do të dalin nga spitali këtë mëngjes.

Advertisements

Turistët me kërkesë të institucioneve shëndetësore janë ndaluar të udhëtojnë drejt Shkodrës, për shkak të gjendjes shëndetësore ende të brishtë, ndërsa akomodimi i tyre është marrë përsipër nga operatorët turistik.

Advertisements

Turistët nga Polonia, ishin duke bërë një tur me anije në Sazan, ku kanë konsumuar pulë të pjekur, sallatë, patate të skuqura, ujë, kola, lëngje dhe pjepër. Pasi kanë konsumuar ushqimet, ata janë paraqitur me të vjella dhe simptoma helmimi në urgjencën e spitalit të Vlorës.

Fëmijët polakë u nisën në 5 të mëngjesit nga Barbullushi dhe u nisën rreth orës 9-10 me anijen ‘Black Pearl’ në Karabun. Ata kanë konsumuar pulë, sallatë patate, kola dhe pjepër. Mjeket shpjeguan se helmimi mund të këtë ardhur si pasojë edhe e lodhjes, qëndrimit gjatë në det dhe ekspozimi në diell arsye që mund të kenë përkeqësuar gjendjen e tyre.