U kap duke shitur 24 kg k*kainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mediat italiane raportojnë se i riu u kap duke transportuar 24 kilogramë kokainë, sasi kjo që nëse do të dilte në tregun italian, do të kishte një vlerë rreth 700 mijë euro.

Advertisements

Policia kishte vërejtur lëvizje të dyshimta nga makina e shqiptarit, çka i çoi në kontrolle të detajuara që zbuluan vendin e fshehjes së drogës. Autoritetet ndërhynë menjëherë pasi konstatuan dy çanta të mëdha të ngarkuara me substancë narkotike.

Advertisements

Gjatë kontrollit, përveç 24 pakove me kokainë, u sekuestruan edhe katër telefona celularë dhe mjete që shërbenin për paketimin e drogës, përfshirë një makinë paketimi me vakum dhe qese të ndryshme.

Nën urdhrin e Prokurorit Publik, i arrestuari është dërguar në burg dhe është në pritje të seancës së verifikimit përpara gjyqtarit hetues.