U kap duke transportuar 31 emigrantë me 100 euro për ‘kokë’, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar dhe një shtetase greke kanë rënë në pranga në Thesproti të Greqisë. Ata janë kapur në flagrancë duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm.

Advertisements

31-vjeçari shqiptar u kap duke transportuar emigrantët në një kamion drejt kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës 100 euro.

Advertisements

I riu me iniciale I.X., akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm. Nga hetimet rezultoi se shqiptari i kishte marrë emigrantët nga zona e Peloponezit për t’i transportuar pranë kufirit greko-shqiptar, kundrejt pagesës prej 100 eurosh.