U kap me mbi 8 kg kanabis në makinë dhe armë pa leje, bie në prangat e policisë 56-vjeçari në Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, duke arrestuar një 56-vjeçar që po transportonte një sasi të konsiderueshme kanabisi.

Advertisements

Gjatë operacionit, i identifikuar si Taulant Çyço., banues në Tiranë, u ndalua te rruga “Pandi Dardha” në Laprakë, teksa po udhëtonte me një automjet tip “Audi A3”.

Advertisements

Policia, pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës informative, zbuloi se ai kishte në automjet 8 kg e 45 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilën dyshohet se e posedonte për qëllim shitje.

Gjatë kontrollit në automjet, u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një armë gjahu pa leje që u gjet gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit.

Sakaq, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.