Autoritetet britanike kanë dënuar me 32 javë burgim një shqiptar duke e deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.
Advertisements
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Marenglen Toslluku. Atij iu dha ky dënim për shkak se kishte qenë në njël fermë kanabisi për rreth 12 ditë para arrestimit të tij dhe se ai vepronte si “kopshtar” dhe nuk e kishte ngritur fermën.
Advertisements
Marenglen Toslluku kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi në Tyneside pasi u lirua nga një qendër paraburgimi imigracioni.
Ai kishte hyrë me një kamion vite më parë dhe përfundoi në një qendër paraburgimi. Gjykata e Newcastle Crown dëgjoi se për arsye të cilat nuk u shpjeguan, ai u lirua nga qendra e paraburgimit, pa asnjë mjet dhe pa dokumente që kishte përdorur më parë për t’u punësuar.
Si pasojë, ai iu drejtua disa shqiptarëve që kishte takuar në qendër dhe ata e dërguan të kujdesej në një fermë kanabisi në Gateshead. Policia shkoi në një pronë në Westbourne Avenue, më 12 qershor të këtij viti në përgjigje të një raporti për një fermë të dyshuar kanabisi.
Kur arritën atje, Tosllukunpo largohej, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër me këmbë dhe u gjet se kishte çelësat e derës së përparme.
Policia gjeti një fermë kanabisi në disa dhoma, me 170 bimë dhe dëshmi të një kulture të mëparshme. Edhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.
Marenglen Toslluku për shkak të kohës që ka vuajtur në paraburgim do të mund të lirohet nga burgu menjëherë ose shumë shpejt.