Një 59-vjeçar i identifikuar si Zenan Lleshi është dënuar me 16 muaj burg në Angli pasi është kapur brenda një fabrike kanabisi . Mediat vendase shkruajnë se Lleshi i njohur ndryshe me nofkën “gjyshi”, ishte një ushtar me pagesë, i cili kujdesej për më shumë se 100 bimë kanabisi në Stoke-on-Trent, Shelton .
Advertisements
59-vjeçari tentoi të arratisej kur policia u fut me forcë brenda fabrikës së kanabisit, por u kap nga oficerët. Brenda fabrikës janë gjetur dhe sekuestruar 110 bimë kanabis. Tani Lleshi është burgosur për 16 muaj në Stoke-on-Trent Croën Court , gjë që duhet të çojë në dëbimin e tij në atdhe.
Advertisements
Oficerët zbuluan se shtëpia ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi me 60 bimë të pjekura kanabisi në një dhomë gjumi dhe 52 në një tjetër. Papafingo ishte konvertuar për rritjen e kanabisit, por nuk përmbante bimë. I pandehuri u gjet se kishte rreth 350 £, të përbërë nga stërlina, euro dhe monedha shqiptare. Lleshi, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B.