Një shqiptar është dënuar me 34 muaj burg në Angli, pasi u kap duke punuar në një fermë kanabisi në Oakley.
Advertisements
Shqiptari i arrestuar është identifikuar si Samir Haxhiaj, i cili tentoi të largohej me vrap nga shtëpia, që u bastis nga policia, por është kapur brenda pak minutash.
Advertisements
Haxhiaj, nga Larch Close, Londër, u shpall fajtor, ndërsa u dënua për dy akuza. Haxhiaj u dënua me 34 muaj burg.
Haxhiaj pretendonte në dëshminë e tij se ishte trafikuar nga Londra në një vend të çuditshëm dhe ishte lënë atje me dy persona të tjerë.
Historia e tij, se ai ishte arrestuar në ditën kur mbërriti atje, u refuzua nga juria. Në fakt, ai kishte qenë atje për tre muaj duke drejtuar fermën e kanabisit me një shkallë të lartë profesionalizmi dhe ekspertize. Gjykatës iu tha se droga kishte një vlerë të mundshme në rrugë prej 137,000 £.