Një shqiptar që kultivoi kanabis me vlerë deri në 105 000 £ si “nder” për të shlyer një borxh është dënuar me 20 muaj burg. BBC shkruan se shtetasi shqiptar Arben Kolgjoku, 47 vjeç, u shpreh se ishte pjesë e kulturës së tij që njerëzit të punonin për të shlyer borxhet, gjë që ai e bëri duke u kujdesur për veprën e paligjshme në një shtëpi në Gateshead. Borxhi i tij ishte vetëm 7 000 £.
Advertisements
Babai i dy fëmijëve, pa vendbanim të caktuar në Britani pranoi prodhimin e kanabisit. Ai do të kthehet automatikisht në Shqipëri pas lirimit nga burgu, tha Gjykata e Newcastle Crown. Prokurori Kevin Wardlaw tha se policia bastisi një shtëpi 3-katëshe në Windmill Way më 17 maj, e cila ishte kthyer në një fermë kanabisi.
Advertisements
Atje u gjetën 283 bimë me vlerë deri në 105 000 £ dhe 127 bimë të thata në një dollap. Prokurori Wardlaw tha se Kolgjoku, i cili kishte qenë në Britaninë e Madhe për 3 vjet, pranoi përfshirjen e tij duke deklaruar se ferma ishte ngritur nga dikush tjetër dhe se roli i tij ishte vetëm “të kujdesej, të ujiste dhe të ushqente bimët”.
Në gjykatë u tha se shqiptari mori një borxh prej 7,000 £ pasi mori një kredi për të paguar trajtimin mjekësor për gruan e tij, e cila jeton në Shqipëri. Kolgjoku tha se në kulturën e tij ishte “çështje krenarie dhe nderi personal” të punonte për të shlyer një borxh dhe se “prindërit e tij e rritën atë që të mos largohej kurrë nga përgjegjësitë dhe detyrimet e tij”, tha zoti Wardlaw. Ai nuk pranoi të thoshte se kujt ia kishte borxh paratë nga frika e pasojave, shtoi prokurori.
Advertisements
Për të zbutur çështjen, Rachel Hedworth tha se Kolgjokut “i vjen shumë keq” dhe se e kishte marrë mësimin e tij dhe se do të kthehej automatikisht në Shqipëri pas lirimit të tij. Ai tha se ai ishte bir fermerësh që kishte marrë një diplomë në biokimi dhe se kishte punuar si truprojë në vendin e tij dhe në bujqësi në Itali, përpara se të vinte në Mbretërinë e Bashkuar.