U kap në shtëpi bari në Angli, shqiptari dënohet me 3 vjet burgim (Emri)

27-vjeçari Neim Hoxha, një kultivues droge nga Winsford, u dënua me tre vjet burgim pasi menaxhonte një “shtëpi kanabisi” me vlerë 166,000 £ në Millbrook Close, Over.

Advertisements

Policia e zbuloi plantacionin më 23 shtator. Hoxha nuk ishte në shtëpi në momentin e mbërritjes së policisë, por u arrestua më vonë kur u shfaq në adresën e tij.

Advertisements

Ai u dënua në Gjykatën Chester Crown, ku u shpall fajtor për prodhimin e drogës dhe drejtimin e automjetit pa patentë dhe pa siguracion.

Gjyqtari rekomandoi që ai të vuante të gjithë dënimin.