U kapën me drogë në Itali, arrestohen tre shqiptarët

by editor

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia në Itali, pasi janë kapur me drogë. Mediat vendase shkruajnë se arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti tip Audi ku u gjetën dy doza kokainë, një pistoletë të fshehura në kroskotin e mjetit.

Advertisements

Policia ka ushtruar një kontroll edhe në shtëpinë e të riut shqiptar që drejtonte makinën. Atje ndodheshin dhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët tentuan të fshehnin një çantë, brenda së cilës kishte rreth 8 kilogramë e gjysmë hashash, e ndarë në tetë pako.

Advertisements

Në total u sekuestruan gati nëntë kilogramë drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, të cilat do të shiteshin në luginat e Noces. Tre shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Spini di Gardolo.

You may also like