Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi janë kapur duke punuar në një shtëpi bari.
Advertisements
Bëhet fjalë për Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj. Dyshja në momentin që janë zbuluiar, u hodhën nga ndërtesa dhe vrapuan në rrugë me qëllim arratisjen por u ndaluan nga policia.
Advertisements
Raportohet se përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një hapësirë të vogël banimi, që shërbente si strehim për dy të rinjtë.
Brenda ambienteve u gjetën rreth 600 bimë kanabis të kultivuara.
Dy shqiptarët u burgosën secili me 14 muaj burg. Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.