U kapën në “shtëpi bari”, përfundojnë në pranga dy persona, njëri prej tyre shqiptar

by editor

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia greke.

Advertisements

Një 35-vjeçar me origjinë greke dhe një 39-vjeçar nga vendi ynë janë arrestuar në Selanik, pasi akuzohen për kultivim, trafik dhe posedim të lëndëve narkotike.

Advertisements

Siç shkruajnë mediet e huaja, pas kontrollit në banesë, policia gjeti 75 bimë kanabisi brenda apartamentit, duke e kthyer në një “shtëpi bari”.

Policia tha se janë sekuestruar 7 pako marijuane të papërpunuar me peshë totale 2,4 kilogramë , 2 pako me kanabis të përpunuar (çokollatë) me peshë totale 68 gramë. U sekuestruan gjithashtu edhe 2 automjete, si dhe iu gjetën një shumë prej 980 euro cash dhe 2 celularë.

Advertisements

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.

You may also like