U konfliktuan për motive të dobëta, dy vëllezërit godasin me mjete të forta një person, i plagosuri përfundon në spital

by editor

Një qytetar në Korçë ka përfunduar në spital pasi është dhunuar me mjete të forta nga dy vëllezër, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Advertisements

Sipas policisë, shtetasit me iniciale Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), kanë goditur me mjete të forta shtetasin me iniciale S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Advertisements

Ndërkohë policia po vijon punën për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.02.2024, rreth orës 11:00, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit Xh. H., dhe R. H., (vëllezër), banues në Korçë, dyshohet se kanë goditur me mjete të forta shtetasin S. S., i cili aktualisht ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

You may also like