Autopsia e 27-veçares italiane Vanessa Ballan është bërë publike duke zbuluar detaje nga vdekja e saj.
Advertisements
Ballan u masakrua me thikë nga ish-i dashuri i saj, shqiptari nga Kosova Bujar Fandaj.
Advertisements
Sipas ekzaminimit zbulohet se ajo është qëlluar tetë herë me thikë, dy goditje i kanë dëmtuar të dyja mushkëritë, ndërsa fatale ka qenë një tjetër në zemër.
E reja, e cila ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë përpara se të masakrohej me thikë ishte rrahur. Gjithashtu u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe plagë mbrojtëse në duar, siç rezultoi tashmë nga këqyrja e kufomës.
Vrasja është kryer me një thike 20 centimetra e gjatë. Vanessa vdiq shumë shpejt, sipas mjekëve që kryen autopsinë.
Kujtojmë që krimi ndodhi disa ditë më parë ku 41-vjecari nga Kosova nuk arrinte ta pranonte ndarjen nga partnerja italiane me të cilën kishte pasur një histori të shkurtër dashurie shkruajnë mediat italiane.
Ai prej një viti e përndiqte 27-vjeçaren duke e kërcënuar se do ta vriste dhe do t’i tregonte bashkëshortit videot intime nëse nuk rikthehej me të.
E reja italiane e denoncoi në polici më 26 tetor por asnjë masë nuk u mor ndaj 41-vjecarit. Pas denoncimit u duk sikur situata u qetësua, kjo pas kontrollit të policisë në shtëpinë e tij.
Prokuroria deklaronte se nuk kishte prova për të arrestuar 41-vjecarin pasi mesazhet kërcënuese ishin fshirë nga celulari i 27-vjecares për mos i parë bashkëshorti i saj. Ata raportonin se ishin duke hetuar mbi çështjen.